Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i palestinezëve të vrarë kalon 11 mijë
Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza është rritur në 11,078.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Gaza e udhëhequr nga Hamasi.
Po ashtu sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se në mesin e viktimave janë edhe 4,506 fëmijë.
Pas një periudhe qëtësie mes dy vendeve, konflikti u rihap sërish pas një sulmi të Hamasit në Izrael, ku mbetën të vdekur rreth 1400 persona dhe u rrëmbyen rreth 240 të tjerë.
Por përgjigja e Izraelit duket se ka qenë mjaft agresive, duke shkaktuar mijëra civilë të vrarë, çka ka sjellë protesta të shumta anembanë botës.
Edhe shumë prej vendeve europiane po bëjnë thirrje për pauza më të gjata humanitare, në mënyrë që civilët të kenë mundësi t’i shpëtojnë sulmeve izraelite në Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta