Godina e re e SPAK, Dumani: Të bëhet funksionale brenda 2024, s’kemi ambiente

10 Nëntor 2023 | 15:37

SPAK kërkon që brenda vitit 2024 të bëhet funksionale godina e re që ju është dhënë në administrim. Në raportimin për buxhetin në komisionin e ligjeve, Altin Dumani deklaroi se po punojnë në ambiente përtej kapaciteteve.

Për të bërë funksionale brenda vitit 2024 godinën e re, Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkon nga qeveria fonde shtesë.

Kreu i kësaj strukturës, Altin Dumani në raportimin përpara komisionit të ligjeve për buxhetit e vitit të ardhshëm kërkoi fonde edhe për pagat e punonjësve.

“Bëhet funksionale vetëm nëse ne na miratohet fondi i kërkuar. Ne tashmë gjendemi para fakti që godinën e kemi përpara zyrave tona, e kemi shumë afër. Vazhdojmë sërish punojmë tej kapaciteteve, shumë persona në të njejtën zyrë. Gjithashtu nuk mund të miratojmë organikën e miratuar sepse nuk kemi realisht ambiente se ku ti vendosim punonjësit tanë”– tha Altin Dumani, kreu i SPAK.

Anëtarët e mazhorancës e mbështetën këtë kërkesë, ndërsa ministria e financave tha se do të analizohet nëse do të jetë e mundur.

“Ne do të dëshironim që ju ta realizonit sepse kuptohet kushtet e punës në një institucion me ngarkesë që ju keni, me natyrën specifike do duhet të jenë optimalet. Ne e shohim që është e rëndësishme që kjo kërkesë e SPAK të merret në konsideratë. Gjithsesi do të duhet të akordoni me ministrinë e financave.”

“Është një shifër prej 550 milionë lekësh të cilat do të duhet të analizohen dhe njëherë nëse do të ishte e mundur përfshira e tyre dhe më pas realizimi i tyre brenda vitit 2024.”-shtoi Vilma Çausholli, përfaqësuese e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Përpara, komisionit të ligjeve raportuan për buxhetin edhe institucione të tjera, si komisioni qendror i zgjedhjeve apo shkolla e magjisraturës

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026