Hodhën tymuese në Parlament, përjashtohen me 10 ditë 3 deputetët e PD
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë për 3 deputetët demokrat Elda Hoti, Samir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.
Ky vendim u mor pasi ditën e djeshme deputetët opozitar hodhën tymuese në parlament për të bllokuar kështu punimet gjatë seancës.
Gazetarja Eksiola Shehu, tha në një lidhje direkte për Euroneës Albania më tepër detaje rreth asaj që ndodhi në këtë mbledhje të Sekretariatit të Etikës.
“Mbledhja e sekretariatit të etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të partisë demokratike Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj. Ka qenë deputeti Korreshi ai i cili ndezi tymueset të cilat zbardhën të gjithë sallën e kuvendit të Shqipërisë duke pamundësuar zhvillimin normal të një seance normale.
Këto tymuese ishin vendosur në dy çantat e deputeteve demokratike. Ky është edhe argumenti që Partia Socialiste ngriti për përjashtimin të dy deputeteve. TË tre deputetët janë përjashtuar me 10 ditë nga komisionet parlamentare dhe nga seancat plenare”,-tha gazetarja.
Javën e ardhshme do të mungojnë në komisionet parlamentare Elda Hoti, Samir Korreshi, Lindita Metaliaj, Edmond Spaho, Petrit Doda dhe Ervis Salianji.
Ndërkohë një pjesë më aktive e deputetëve të Partisë demokratike, si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi do të jenë prezent në këto komisione.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ka ndodhur, pasi ky është pjesë e asaj që deputetët demokrat e quajnë aksion opozitar, i cili sipas tyre do të vazhdojë deri sa të njihen e të respektohen të drejtat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë