Godina e re e SPAK, Dumani: Të bëhet funksionale brenda 2024, s’kemi ambiente
SPAK kërkon që brenda vitit 2024 të bëhet funksionale godina e re që ju është dhënë në administrim. Në raportimin për buxhetin në komisionin e ligjeve, Altin Dumani deklaroi se po punojnë në ambiente përtej kapaciteteve.
Për të bërë funksionale brenda vitit 2024 godinën e re, Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkon nga qeveria fonde shtesë.
Kreu i kësaj strukturës, Altin Dumani në raportimin përpara komisionit të ligjeve për buxhetit e vitit të ardhshëm kërkoi fonde edhe për pagat e punonjësve.
“Bëhet funksionale vetëm nëse ne na miratohet fondi i kërkuar. Ne tashmë gjendemi para fakti që godinën e kemi përpara zyrave tona, e kemi shumë afër. Vazhdojmë sërish punojmë tej kapaciteteve, shumë persona në të njejtën zyrë. Gjithashtu nuk mund të miratojmë organikën e miratuar sepse nuk kemi realisht ambiente se ku ti vendosim punonjësit tanë”– tha Altin Dumani, kreu i SPAK.
Anëtarët e mazhorancës e mbështetën këtë kërkesë, ndërsa ministria e financave tha se do të analizohet nëse do të jetë e mundur.
“Ne do të dëshironim që ju ta realizonit sepse kuptohet kushtet e punës në një institucion me ngarkesë që ju keni, me natyrën specifike do duhet të jenë optimalet. Ne e shohim që është e rëndësishme që kjo kërkesë e SPAK të merret në konsideratë. Gjithsesi do të duhet të akordoni me ministrinë e financave.”
“Është një shifër prej 550 milionë lekësh të cilat do të duhet të analizohen dhe njëherë nëse do të ishte e mundur përfshira e tyre dhe më pas realizimi i tyre brenda vitit 2024.”-shtoi Vilma Çausholli, përfaqësuese e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Përpara, komisionit të ligjeve raportuan për buxhetin edhe institucione të tjera, si komisioni qendror i zgjedhjeve apo shkolla e magjisraturës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë