KESH fiton 5 milion euro nga “reshjet”, Shqipëria nis të shesë energji
Reshjet e ditëve të fundit nuk kanë krijuar vetëm probleme. Për sektorin energjitik, ato kanë sjellë prurje të shumta uji, të cilat i japin sektorit më shumë mundësi për prodhimin vendas, njëkohësisht edhe treg shitjeje.
Opsionin për shitje e ka zgjedhur Korporata Elektroenergjitike prej datës 6 nëntor, duke arkëtuar më shumë se 5 milionë euro në 3 ankande të hapura deri më tani.
KESH ka arritur të shesë 52 400 megavat, me çmim mesatar 100 euro për megavat.
Ankandet për depozitimin e energjisë jashtë vendit, kanë ardhur pas një periudhe 3 mujore, kur vendi ynë ka paguar në treg të huaj 36 milionë euro për garantuar energjinë elektrike.
Sistemi ynë energjitik në fazën aktuale mbetet i varur nga importi, dhe Shqipëria po punon për të rritur prodhimin, përmes ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, paneleve diellore dhe parqeve eolike.
Me këto investime, pritet që Shqipëria të ketë mjaftueshëm energji për veten dhe madje të përfitojë nga shitjet në treg të huaj duke nisur nga viti 2030.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh