Protesta e opozitës në Kuvend, anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit
Të hënën në orën 12:00 ishte planifikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku pritej që i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE Luigi Soreca të prezantonte Progres Raportin e BE për vitin 2023.
Duket se vendosmëria e deputetëve të opozitës për të mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit deri në plotësimim e kushteve të tyre për respektimin e të drejtave kushtetuese, ka detyruar Kuvendin të njoftojë anëtarët për anullimin e mbledhjes.
Përmes një emaili zyrtar anëtarët janë njoftuar se mbledhja e planifikuar anulohet. Këshilli Kombëtar i Integrimit bashkëdrejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe deputeti socialist Toni Gogu, si dhe ka në përbërje kryetarët e grupeve parlamemtare, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.
Nuk dihet ende se kush e ka kërkuar anulimin e kësaj mbledhje, por Ambasadori Soreca nuk do të ketë mundësi të raportojë në Kuvend mbi raportin për Shqipërinë, ku ndër të tjera evidentohej se Komisionet Hetimore janë një drejtë kushtetuese e opozitës dhe se përjashtimi i deputetëve të opozitës është një akt i paprecedent.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta