Shokët e ekipit në lot dhe me duart në kokë, trupi i Dwamenas niset drejt Tiranës
Trupi i pajetë i futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena, është nxjerrë nga spitali i Kavajës dhe po transportohet drejt morgut të Tiranës.
Shokët e ekipit kanë qenë të shokuar pas ngajrjes ku me duart në kokë dhe në lot kanë përcjellë trupin e lojtarit drejt autoambulancës për t’u transportuar drejt morgut në kryeqytet.
Dwamena, ndërroi jetë këtë të shtunë pasi një sulm në zemër në minutën ’24, gjatë ndeshjes së Superligës Egnatia-Partizani.
Edhe pse iu dha ndihma e parë në fushën e blertë, futbollisti 28-vjeçar, kapiten i Egnatias ndërroi jetë rrugës për në spital.
Prokuroria bëri me dije nisjen e një hetimi në lidhje me rastin dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që futbollisti shfaqte probleme me zemrën.
Problemet e tij kardiake u evidentuan nga mjekët në Angli, kur ai kreu seancat mjekësore për t’u bërë pjesë e ekipit të Brighton në vitin 2017.
Por ai vahdoi karrierën si futbollist në Austri duke montuar një defibrilator në zemër.
Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai konfirmoi se defibrilatori që iu implantua, ishte vënë dy herë në punë.
Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. Por, sulmuesi i shpërfilli kërkesat që të hiqte dorë nga loja në fushën e blertë, duke rezultuar në një fund tragjik për të.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta