E rëndë/ Ndërron jetë futbollisti, pësoi atak gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani

11 Nëntor 2023 | 14:40

Një ngjarje tragjike shënoi sot ndeshjen Egnatia-Partizani e cila u ndërpre pasi Raphael Dwamena, sulmuesi i rrogozhinasve ra përtokë pa ndjenja dhe vetëm pak më vonë humbi jetën.

Sulmuesit ju dha menjëherë ndihma mjekësore, dhe u nis për në spital, por për fat të keq humbi jetën. Shkak dyshohet të ketë qenë ataku kardiak.

Burime brenda skuadrës bëjnë me dije se lojtari ka shfaqur dhe me parë probleme me zemrën, por asnjëherë nuk i ka pranuar ato.

Burimet theksojnë se problemet i janë shfaqur edhe në skuadrat që ka luajtur më parë ndërkohë që në testin fizik dhe mjekësor që ka pasur për Egnatian, analizat kanë qenë stabël dhe të lejueshme për të qenë pjesë e skuadrës.

Raphael Dwamena, titullari i Egnatias ka shënuar 9 gola në këtë sezon.

Njoftimi i policisë:

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026