Vdekja e futbollistit, gazetari ganez: Ishte shumë kokëfortë, kjo i mori jetën
Lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena, ka bërë jehonë në mediat botërore.
Euronews Albania ka pasyruar se si është pritur lajmi në Gana, në vendin e origjinës së futbollistit.
Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë, gazetari ganez Yah Mintah, tha për Euronews Albania se lajmi tragjik i ka shokuar sportdashësit, pasi Dwamena konsiderohej si një nga talentet e mëdhenj të futbollit ganez.
Ai theksoi se në vitin 2017 lojtari u diagnostikua me probleme në zemër duke bërë që karriera e tij të merrte një ulje të ndjeshme.
Ai shtoi se mjekët e këshilluan të tërhiqej nga futbolli, por kokfortësia e tij bëri që ai të vazhdonte dhe të humbte jetën tragjikisht në Shqipëri.
“Ka pasur një karrierë kaotike për shkak të gjendjes kardiake dhe gjendja shëndetësore ndikoi në karrierën e tij në disa ekipe. Disa ekipe ku ai do të transferohej, ndërprenë kontratat për shkak të problemeve me zemrën.
Në klubin austriak ai përfundoi duke rënë në fushë. Nuk vihet në dyshim që ka qenë një nga talentet më të mëdhenj, por i kushtëzuar nga problemet.
Ai gjithmonë që nga 2017 kur u diagnostikua ka pasur probleme kardiake.
Ka qenë shumë kokëfortë dhe kjo i solli dhe vdekjen. Për shkak se shumë njerëz që kanë pasur të njëjtat problem janë tërhequr nga futbolli.
Në Ganë janë shprehur ngushëllime për këtë lajm tragjik, pasi ne duam që lojtarët tanë të kenë sukses.
Një prej lojtarëve tanë i destinuar për të bërë gjëra të mëdha përfundon karrierën dhe jetën në këtë mënyrë është shumë tragjike”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta