“E gjithë Rrogozhina në lot” Zeka: Dwamena njeri shumë i mirë, profesionist i rrallë
Temë e emisionit Review në Euronews Albania, mbrëmjen e kësaj të shtune ishte vdekja e futbollistit Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë këtë të shtunë pasi një sulm në zemër në minutën ’24, të ndeshjes së Superligës Egnatia-Partizani.
I ftuar në studio, përfaqësuesi i ekipit të Egnatias, Xhevdet Zeka, tha se i gjithë qyteti i Rrogozhinës është në lotë për shkak të tragjedisë që ka ndodhur.
Ai theksoi se dhimbja nuk vjen pasi u nda nga jeta një futbollist profesionist, por pasi u nda nga jeta një njeri i mrekulleshëm me vlera të jashtëzakonshme.
“I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe gruas së tij që ishte gjithë ditën me ne. I shpreh ngushëllimet gjithë qytetit të Rrogozhinës. Kur jam kthyer në qytetin e Rrogozhinës nga spitali i Kavajës, ju them që nuk kishte burrë pa lot në sy. Dhimbja e qytetit është e madhe se ka ikur një njeri shumë i mirë, përtej profesionalizmit që s’ka kufi për atë. Një njeri që edhe kur shkelte barin i vinte keq, një njeri që edhe sado pak e prekte kundërshtarin i kërkonte falje. Një njeri i mrekullueshëm në të gjitha këndvështrimet. Ka ikur një futbollist që dinte të ruante vlerat dhe nga më punëtorët në skuadër. Vlerat profesionale i ka treguar vetë, që 14-vjeç ka qenë nga golashënuesit më të mirë kudo që ka luajtur. Dhimbjen e ka ndjerë i gjithë ekipi dhe presidenti. I patë lotët e shokëve”, tha Zeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta