“Djal i shkëlqyer”- Shakohoxha: Dwamena më i paguari në Shqipëri, sa fitonte në muaj

11 Nëntor 2023 | 21:35

Komentatori Dritan Shakohoxha e ka cilësuar vdekjen në fushën e blertë të futbollistit të Egnatias Raphael Dwamena si një vdekje të paralajmëruar.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Shakohoxha tha se Dwamena ishte ndaluar të luante në Evropë dhe kurrësesi ai nuk duhet të ishte pranuar të luante në Shqipëri, pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm.

Teksa bëri një rezyme të karakteristikave personale dhe profesionale të futbollistit ganez, ai zbuloi se Dwamena ishte dhe futbollisti më i paguar i Superligës me një pagë prej 10 mijë euro në muaj.

“Unë do ta nis fjalin time në një intervistë të muajve më parë kur drejtori i Partizanit, Olsi Rama, deklaronte se nuk mund ta përfshijë te Partizani pavarësisht nivelit shumë të mirë të këtij futbollisti. Shkak ishte gjendja e tij fizike që nuk ishte i aftë të lunate futboll. Ajo që doja të thoja ishte që po flasim për një vdekje të paralajmëruar. Ai djalë nuk duhet të lunate futboll, nuk duhet të ishte pjesë e niveleve të tilla të futbollit në asnjë rast dhe për asnjë motiv.

Dwamena kudo që ka shkuar ia kanë prishur kontratën.

Ishte një super talent dhe një djalë i shkëlqyer dhe shumë besimtar. Madje dhe ai vetë ka deklaruar se “Zoti ma ka dhënë jetën dhe atij ja kam lënë në dorë”. Ishte shumë korrekt. Ishte kapiteni i skuadrës dhe ishte lojtari më i paguar në Superligën shqiptare. Përderisa e refuzuan të luajë në Spanjë, në Angli, në Zvicër dhe në Austri, pse duhet të lunate në Shqipëri”, tha Shakohoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “WEST”, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 5 persona, mes...
11:47 | 12/07/2026

Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i...
11:26 | 12/07/2026

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme...
10:54 | 12/07/2026