Bashkitë pa mjete pastrimi, pas ndërprerjes së reshjeve, dhjetëra fshatra ende janë të bllokuar
Reshjet e borës kanë pushuar, por shumë zona rurale vazhdojnë të jenë të bllokuara, pasi rrugët janë të pakalueshme nga bora dhe ngricat.
Në qarkun e Korçës, edhe pse rrugët nacionale janë të kalueshme, problematike janë rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative.
Temperaturat nën 0 vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që lidhin fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës, ku qarkullohet vetëm me zinxhirë. Vijojnë të mbeten të izoluar fshatrat e Mokrës në Pogradec, Panariti, Shtylla dhe Vithkuqi në Korçë dhe fshatra të thellë malorë të bashkisë së Maliqit.
Banorët e shumë zonave janë munduar të hapin rrugën me punë vullnetare, pasi pushteti lokal ka mungesë të mjeteve në dispozicion.
Edhe rruga që lidh Librazhdin me Peshkopinë është e mbuluar nga bora dhe kalohet vetëm me zinxhirë. Edhe zonat e thella në qarkun e Shkodrës kanë hasur probleme me reshjet e borës.
Përpos Thethit i cili vijon prej kohësh të jetë i bllokuar, zona të tjera që kanë pasur probleme janë Fushë-Arrëzi dhe Vermoshi. Edhe në qarkun e Kukësit disa fshatra vijojnë të jenë të bllokuar.
Lexoni gjithashtu:
Bllokimi i rrugëve nga dëbora, Haki Çako: Asnjë bashki nuk ka kapacitete për mirëmbajtje
Prokuroria hap procedimin e parë penal për segmentin Milot-Lezhë
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në