“Më të kujdesshëm me progres-raportin”, Vino: Gazetarët vijojnë të kërcënohen

12 Nëntor 2023 | 22:31

Blerjana Bino, drejtuese e rrjetit “Safe Journalist”, ka komentuar progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë në vitin 2023.

E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo theksoi se duhet të jemi pak më të kujdesshëm kur themi që raporti kishte një vlerësim shumë të mirë për Shqipërinë.

Mes tjerash ajo sqaroi se çfarë thuhej në raport për mediat, duke nënvizuar faktin se gazetarët në vendin tonë vijojnë ende të kërcënohen.

“Duhet të jemi më pak të entuziazmuar që është raporti më i mirë dhe vlerësim shumë i mirë për Shqipërinë. Siç ndodh dhe shpesh në raportet e KE, gjuha është e interpretueshme. Tre janë elementët kryesorë që na bëjnë të jemi të shqetësuar për nivelin demokratik dhe ekonomik në vend. Raporti ngre me zë të lartë krimin e organizuar, rolin e parlamentit dhe elementi tjetër është shoqëria civile dhe media. Thotë që ka një progres të kufizuar dhe i referohet dy ndryshimeve, njëri është ndryshim ligjor, përshtatja e ligjit për mediat audiovizive me derektivë për gjuhën seksiste. Ndërkohë të gjitha fushatë e tjera që janë themelore për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Shqipërinë mbeten problematike. Mediat përdoren si instrument për të avancuar interesat e biznesit të pronarit shpeshherë dhe të ndërthurura me krimin e organizuar”, tha Bino.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026