Lufta Izrael-Palestinë, Hasani: Një nënë me 4 fëmijët lënë territorin e Gazës

12 Nëntor 2023 | 21:08

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka bërë me dije se një nënë shqiptare dhe 4 fëmijët e saj të mitur kanë lënë  territorin e Gazës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai bën me dije se ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.

Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”-shkruan ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026