Administrata publike progres mesatar? Flet për Euronews Belinda Balluku
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar progres raportin të Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.
E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, tha se disa procese si ai i Reformës në Drejtësi, vettingut, sistemit të drejtësisë kanë qenë procese të vështira.
E pyetur për pikën në raport se në administratën publike ka pasur një progres mesatar, Balluku nënvizoi se disa progrese duan kohë.
“Procesi i Reformës në Drejtësi ka qenë një proces shumë i vështirë. Po të marrim Vettingut, kemi 57% e anëtarëve të sistemit të drejtësisë që janë larguar nga ky sistem. Nga ana tjetër, krijimi i SPAK, krijimi i të gjithë institucioneve të drejtësisë të cilat funksionojnë në mënyrën më optimale. Këto janë arritje të rëndësishme. Në këtë raport ka një shprehje të konfirmimit në çka është arritur, duke pasur dhe parasysh që skuadrat dhe qeveria vet duhet të motivohen.
Ne jemi në proces dhe jemi duke adresuar të gjitha gjetjet. Ka progrese që bëhen në një muaj, një vit dhe disa vite. E njëjta gjë është dhe me administratën publike. Kemi futur një frymë të re. Nuk bëhet fjalë sot që njerëzit të ikin nga puna përse i përkasin një bindje politike.”-tha Belinda Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën