Progres-raporti për Shqipërinë/ Balluku: Më i miri deri sot, jemi në hapat e duhur
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar progres raportin të Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo tha se ky është progres raporti më i mirë që ka ardhur për vendin tonë deri më sot.
Sipas saj në këtë raport të gjithë janë hapa progresiv, duke shtuar se ky është një lajm shumë i mirë për shqiptarët.
“Progres raporti është më i miri që ne kemi marrë deri më sot. Është koha që t’i vlerësojmë lajmet e mira. Jo çdo gjë duhet politizuar e goditur. Ky progres është një angazhim dhe përpjekje e të gjithë shoqërisë shqiptare. Të kesh një raport-progres që në asnjë kapitujt nuk ka hapa pas. Është raporti i parë më pozitiv që kemi marrë deri më sot, që do të thotë se i kemi bërë detyrat e shtëpisë ose jemi në hapat e duhur”-tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rriten rastet me diabet/ Mjekët endokrinolog në Durrës: Po preken shumë edhe fëmijët
- Vrasja e Rizajt në Ekuador/ Pazmino: Po zhvillohet operacioni i quajtur “Ballkani”
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen