Panairi i 26-të i librit hap dyert nga data 15 deri në 19 nëntor
Të mërkurën në Tiranë nis aktiviteti më i rëndësishëm kulturor i trevave shqiptare, Panairi i Librit 2023. Këtë vit janë një sërë shkrimtarësh të huaj që pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti. Për më shumë ndjekim materialin e përgatitur nga Enilda Miftari.
Vetëm pak ditë na ndajnë nga panairi i 26 I librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.
Me pothuajse 100 ekspozues, të gjithë do të kenë mundësi jo vetëm të zgjedhin librat që dëshirojnë por gjithashtu të marrin pjesë në aktivitete, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.
Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit përfshin Lilian Thurami, futbollisti i shquar francez I cili do të prezantojë librin “Mendimi i bardhë”.
Ai është autor i disa veprave të cilat trajtojnë tema të diskriminimit dhe ka marrë disa çmime të rëndesishme për këtë veprimtari.
Shkrimtar Italian Alessio Puleo, shkrimtarja Italiane Viola Ardone, Ilide Carmignani një nga përkthyeset më të shquara italiane, e njohur veçanërisht si “zëri” i Luis Sepúlvedas, Roberto Bolaños, Jorge Luis Borgesit, Julio Cortázarit etj
Panairi i Tiranës, është eventi më i madh më i rëndësishëm në fushën e kulturës, që mbledh të gjitha ngjarjet më interesante të librit, gjatë një viti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta