“Basti i Fundit” çon në pranga 7 persona në Durrës dhe Kavajë (EMRAT)

13 Nëntor 2023 | 09:56

7 persona janë arrestuar në Durrës dhe Kavajë, pasi akuzohen se organizonin dhe luanin baste sportive të paligshme.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe cëlularët e tyre.

Sipas burimeve për EuroNews, në pranga janë vënë shtetasit Rajner Bali, Arjan Kulla, Denis Shemun, Shpëtim Daiu, Erjon Hoxha, Ermir Çela dhe Totila Okshtuni.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë, në 5 lokale në Durrës dhe në Kavajë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 7 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve, pronar i një lokali në Kavajë, të paregjistruar në organet tatimore.

Sekuestrohen 7 celularë, me faqe bastesh aktive në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, si dhe ata të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të kryera në 5 lokale të ndryshme në këto 2 qytete, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit A. K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe D. Sh., 30 vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe shtetasit E. H., 32 vjeç (nuk kishte regjistruar lokalin që kishte në pronësi, në Kavajë), E. Ç., 32 vjeç dhe T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, të katërt banues në Kavajë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa vinin baste sportive, me celularë, në 5 lokale të ndryshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026