Eksperti: Rrjeti i mbrojtjes që duhet të ngrihet para licensimit të basteve

19 Shtator 2023 | 22:37

Henri Telharaj, Drejtor i Këshillit Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit, në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se të luash online nuk është sukses.

Ai theksoi se para se të liçensohen bastet online duhet të vendosen ca kritere, pasi individët që janë të varur tek lojërat e fatit, kanë tendencë që të kenë probleme financiare.

Mes tjerash ai tha se duhet të bëhet një ndërmjetësim dhe me institucionet financiare në lidhje me bastet online duke qenë se ka konflikt interesi.

“Të luash online nuk është e sukses. Sa më lehtë të luash aq më lehtë do humbasësh. Ka nevojë për një miksim. Zhvillimi i aktivitetit online nuk është zhvillimi i aktivitetit më i mundshëm. Vetë këta individë  që do të zhvillojnë aktivitetin online kanë dhe një problem tjetër, vetë agjentët financiar kanë një konflikt të theksuar interesi, prandaj një pjesë shumë e rëndësishme e debatit duhet të jenë dhe bankat.

Individët  me varësi tek lojërat e fatit kanë një tendencë të shkojnë me problematika financiare, prandaj duhet të bëhet një ndërmjetësim dhe me institucionet financiare sepse fundja është një konflikt interesi.  Në këtë mënyrë e shkatërron jo vetëm individin, dhe familjen por dhe komunitetin ku jeton.  Prandaj duhet të ngrihet një rrjet hermetik mbrojtje për shkak se lojërat e fatit online kanë një tendencë varësie më shumë se ato ofline. Bastet online të formalizohen me disa kritere”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026