Çfarë po ndodh mes BE dhe Kurtit? Vetëvendosje sqaron përplasjen: Mesazh Ramës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi ishte këtë të martë i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania për të folur rreth deklaratave të kryeministrit të Kosovës kundër të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Ai theksoi se ky i fundit ka qenë i njëanshëm përsa i përket dialogut mes palëve ndërsa shtoi se kjo gjë e ka dëmtar marrëveshjen mes palëve.
Mes tjerash ai theksoi Kosova është pala më e interesuar për t’u implementuar marrëveshja e Brukselit, duke nënvizuar se nuk kanë asnjë përplasje me perëndimin.
“Së pari për Kosovën është shumë e rëndësishme që marrëveshja bazë e arritur në shkurt të kërtij viti të implementohet në mënyrë të plotë. Në takimin e fundit më 14 shtator, qeveria e Kosovës ishte pala e vetme që u paraqit me propozim konkret për zbatimin e marrëveshjes. Nga ana tjetër Lajçak ka përvetësuar kërkesën e Serbisë për themelimin paraprakisht asociacionin e komunave serbe, si kushtëzim mbi implementimin e kësaj marrëveshje. Nuk duhet të fokusohet energjia të një pikë që se përmban marrëveshja dhe pse interpretohet ndryshe nga palët. Roli i Lajçak dhe qasja e tij e gabueshme në rolin si ka, duke mos qenë objektiv dhe duke qenë i njëanshëm e ka dëmtuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sjellja e tij është individuale dhe nuk përfaqëson të gjithë BE. Nuk jemi në asnjë përplasje me Perëndimin. Kosovën është pala më e interesuar për t’u implementuar marrëveshja e Brukselit. Ne konsiderojmë që në përmbajtje kjo marrëveshje parasheh njohjen de fakto reciproke të Kosovës. Sjellja e Lajçak duket se për ta gjëja e parë e rëndësishme në këtë marrëveshje është themelimi i asociacionit”- tha ai.
Gjithashtu ai tha se nuk ka informacion për rolin e kreut të qeverisë Edi Rama në këtë çështje.
“Ka qenë sjellja e Lajçak që e ka penguar arritjen e dakordimit mbi planin e sekuencimit mbi implementimin e marrëveshjes së Brukselit. Në anën tjetër përsa kohë që vazhdon një qasje e tillë e njëanshme dhe nuk e sheh në mënyrë holistike marrëveshjen e Brukselit që garanton palët ose i krijon besimin palëve që kjo marrëveshje realizohet në instancë në tërësi dhe se cila pikë zbatohet do të jetë i pamundur zbatimi i marrëveshjes. Se sa ka koordinim me qeverinë Rama nuk kam informacion, por do doja shumë që të ketë koordinim të vazhdueshëm mes qeverive, kur bëhet fjalë për interesa kombëtare”- shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare