KiE për Euronews Albania: Marrëveshja Itali-Shqipëri, zhvendosje e përgjegjësive

13 Nëntor 2023 | 13:25

“Memorandumi i Mirëkuptimit mes Italisë dhe Shqipërisë për shqyrtimin e aplikimeve për azil, e arritur javën e ardhshme, ngre disa shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut dhe i shtohet tendencës shqetësuese të zhvendosjes së përgjegjësive,” u shpreh sot në një deklaratë për Euronews Albania Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatović.

Komisionerja Mijatović thotë se marrëveshja e nënshkruar mes kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama më 6 nëntor në Romë, ngre pyetje të rëndësishme në ndikimin që zbatimi i saj do të ketë për të drejtat e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve.

“Memorandumi krijon një regjim ad hoc jashtë-territorial të azilit, që karakterizohet nga shumë paqartësi ligjore. Në praktikë, mungesa e qartësisë ligjore do të minojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përgjegjësinë në rast të shkeljes së tyre, që do të rezultojë në trajtime të ndryshme mes atyre personave të cilëve aplikimi do t’ju shqyrtohet në Shqipëri nga ata të cilëve aplikimi do ju shqyrtohet në Itali,” vijon më tej Komisionerja Mijatović.

Sipas saj, ky memorandum është tregues i një tendence në rritje të shteteve anëtare të Këshillit të Europës për të kërkuar modele të ndryshme që zhvendosin gjetkë përgjegjësitë dhe sfidat e ndërlikuara që dalin nga mbërritja e refugjatëve, emigrantëve dhe azilkërkuesve.

“Zhvendosja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete shtyn të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë dhe kjo rrezikon të krijojë një efekt domino që mund të minojë sistemin europian dhe global të mbrojtjes ndërkombëtare,” sqaron Komisionerja.

Në fund të qëndrimit të saj për Euronews Albania, Mijatović thekson se shqyrtimi dhe vlerësimi i kërkesave për azil në territoret e shteteve anëtare është kyç në mirë-funksionimin e një sistemi që siguron mbrojtje për ata të cilët janë në nevojë.

“Është e rëndësishme që shtetet anëtare t’i përqëndrojnë energjitë e tyre në përmirësimin e efikasitetit të sistemeve të azilit dhe të pritjes brenda territoreve, dhe të mos lejojnë diskutime për zhvendosjen e burimeve dhe vëmendjes nga kjo gjë. Është po ashtu thelbësore që shtetet anëtare të sigurohen se përpjekjet për bashkëpunim ndërkombëtar do të kenë si prioritet krijimin e rrugëve të sigurta dhe ligjore që i lejojnë individëve të kërkojnë mbrojtje në Europë, pa përdorur rrugët e rrezikshme dhe jo të ligjshme të emigracionit,” përfundon Komisionerja përgjigjen e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026