Marrëveshja për emigrantët/ Ambasadori Gjerman: Duhen zbatuar ligjet ndërkombetare

11 Nëntor 2023 | 12:30

Ambasadori gjerman Karl Begner ka folur nga Korça lidhur me marrëveshjen Itali – Shqipëri ashtu siç është ndalur tek situatat e ditëve të fundit në parlamentin shqiptar si dhe protestat e paralajmëruara nga lideri i opozitës Sali Berisha.

Për përfaqësuesin e shtetit gjerman në vendin tonë, është ende herët për të folur për marrëveshjen e sjelljes së emigrantëve të paligjshëm nga Afrika, edhe pse ai shprehet se dy vendet e kanë detyrim për të respektuar ligjet ndërkombëtare.

“Unë mendoj se diskutimet janë ende në vijim e sipër, ne deri tani kemi marrë vetëm memorandumin e asaj çka pritet të ndodhë vetëm para dy ditëve ndaj është shpejt për të folur për detajet. Unë nuk flas dot këtu në emër të të gjithë BE por ajo që di është se Shqipëria dhe Italia duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare”,-tha ambasadori gjerman.

Duke u ndaluar tek ajo çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, ambasadori gjerman shprehet se opozita ka nevojë për bashkim.

“Unë do të shpresoja të shihja së shpejti një opozitë me të bashkuar që të luajë rolin e saj ndaj qeverisë aktuale në parlament. Mendoj që qeveria gjithashtu mund të ndihmojë duke respektuar të drejtën e opozitës më shumë se çfarë bën, nuk them se nuk është e pranusheshme deri në këto momente por duhet të ketë një balance midis punës opozitare dhe asaj mazhoritare”,-tha ambasadori.

Lidhur me protestat e pritshme sipas Berishës, ambasadori është treguar më i drejtpërdrejtë kur tha se energjia duhet të kanalizohet drejt krijimit të alternativave të reja e jo drejt incidenteve, të cilat nuk i bëjnë mirë Shqipërisë.

“Mendoj se në qoftë se gjithë energjia shkon në protesta nuk është një punë e mirë, sepse energjia duhet të shkojë në krijimi i alternativave drejt politikave qeveritare dhe të sigurojnë propozime konkrete. Shoh që ka energji drejt asaj çka po ndodh në parlament për të bërë incidente dhe kjo nuk është ide e mirë. Ka mënyra më të mira për të sfiduar, në qoftë se opozita nuk është e lumtur me qeverinë, ka mënyra të ligjshme për të kundërshtuar”,-tha ambasadori gjerman nga Korça.

Këto deklarata ambasadori gjerman i ka bërë nga Korça ku ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga ambasada franceze për të rënët franceze gjatë luftës së parë botërore në juglindje të vendit si dhe në Greqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026