Organizonin lojëra fati, arrestohen 4 persona, 2 të tjerë procedohen të lirë
Policia ka zbuluar 3 lokale në Fier ku organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, me kompjuterë dhe me celularë.
gjatë operacionit të quajtur “Fati i lojërave” policia ka arrestuar 4 persona, 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Gjithashtu policia ka sekuestruar 7 celularë dhe 3 kompjuterë, nëpërmjet të cilëve organizoheshin lojëra fati.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale në Fier dhe në Patos, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të përshtatjes së lokaleve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë dhe/ose me kompjuterë.
-U vunë në pranga shtetasit A. B., 45 vjeç dhe M. O., 24 vjeç, të dy banues në Fier, pasi 45-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në lagjen “15-tetori”, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me kompjuterë dhe me celularë, të cilët përdoreshin nga shtetasi M. O.
-U vu në pranga shtetasi F. S., 46 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., 64 vjeç dhe Sh. H., 52 vjeç, të tre banues në Patos, pasi 46-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në këtë qytet, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, ndërsa 2 shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive, me celularë.
-U vu në pranga shtetasi K. T., 20 vjeç dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. J., alias A. M., 39 vjeç, pasi u konstatua se lokali i 39-vjeçarit, në lagjen “29-nëntori”, ku ishte i punësuar shtetasi K. T., ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.
Për këto raste u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë