FOTO| U ekzekutua me armë zjarri në Ekuador, gazetari zbulon kush ishte shqiptari

11 Nëntor 2023 | 08:00

Gazetari Dashamir Biçaku, ishte të premten i ftuar në një intervistë për “Review” në Euronews Albania ku foli për arrestimin e Dritan Rexhepit si edhe për vrasjen e Arjanit Rizaj. Vrasja e këtij të fundit u bë e ditur mbrëmjen e djeshme.

Biçaku ka bërë një profil të shkurtër të këtij personazhi i cili u ekzekutua me pistoletë pranë një spitali në Ekuador.

Ai tha se 43-cjeçari ishte një personazh i panjohur për Ekuadorin pasi nuk kishte rekorde të mëparshme kriminale të regjistruara, por ekzekutimi i tij mund të ketë ardhur për shkak të përplasjeve për kokainën.

“Arjanit Rizaj 43-vjeç,  ky është identiteti i cili është zbuluar, se mund të ekzistojë mundësia që dokumenti që ka prezantuar në Ekuador të jetë fals. Autoritetet akuadoriane nuk kanë pasur asnjë informacion për të.

Ai ka hyrë në Ekuador në rrugë tokësore, besohet të ketë hyrë nga Peruja. ai nuk njihet nga autoritet ndaj edhe vrasja e tij, sigurisht që lidhet me përplasjet për shkak të kokainës, por ende nuk ka asnjë informacion për të, pasi ai nuk ka asnjë rekord kriminal në Ekuador”, tha gazetari.

Gazetari Biçaku gjithashtu siguroi për emisionin edhe një foto të Arianit Rizaj, 43-vjeçarit të ekzekutuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026