“Iku nga Ekuadori”, gazetari zbulon përplasjen e Dritan Rexhepit me grupin shqiptar
Dashamir Biçaku ishte këtë të premte i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të Dritan Rexhepit.
Rexhepi, njihej si mbreti i arratisjeve, ndaj lajmi i arrestimit të tij, ka qenë surprizues për të gjithë ata që botën e krimit e njohin mirë.
Gazetari Dashamir Biçaku ishte një nga personat të cilëve lajmi i arrestimit të Dritan Rexhepit, i erdhi i papritur. Ai bëri një profil të shkurtër të këtij personazhi
“Dritan Rexhepi dihet që është arrestuar në vitin 2014 gjatë operacionit të policisë ekuadoriane me emrin “Ballkan”. Pas arrestimit u dënua me rreth 10 vite burg e pas këtij dënimi ai ka lënë qelitë e burgut në vitin 2021, pas një procesi që u zhvillua atje.
Duhet thënë se në 2022, pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ai ka pasur një përplasje, ky është informacion shumë i rëndësishëm i papublikuar më parë, ai ka pasur një përplasje me një grupim të trafikut të kokainës, grupim tjetër shqiptar, po në Ekuador dhe përplasja ka qenë tepër e rrezikshme dhe vet Dritan Rexhepi është detyruar të largohet nga Ekuadori dhe të transferohet në Kolumbi”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”