“Gjysma e mësuesve në Shqipëri nuk janë të aftë”, Hazizaj: E patolerueshme…

10 Nëntor 2023 | 21:41

Altin Hazizaj nga CRCA, ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes shumë të rëndë të dhunimit të vajzës 3-vjeçare në kopsht dhe dhunës së ushtruar në ambientet ku fëmijët dërgohen për t’u edukuar.

Hazizaj tha se në të vërtetë në të gjithë strukturat e arsimit në Shqipëri duhet një reformë e thellë duke filluar nga buxheti e deri te mësuesit, pasi sipas tij në kushtet e tanishme, vetëm gjysma e mësuesve në Shqipëri kanë aftësinë për të dhënë mësim.

“Arsimi publik shqiptar ka nevojë për një reformë totalisht të thellë. E para ëhstë buxheti. Ka 13 vite që premtohet se busheti do të shkojë 5% ka qenë që në programin e parë tq qeverisë Rama. Buxheti për arsimin sot në shqipëri ëhstë 2.4% e GTP-së.

Është buxheti më i ulët i çdo shteti në të gjithë  Europën. E dyta që ëhstë një e vërtetë shumë e hidhur, gjysma e mësuesve në Shqipëri i përmbushin kriteret dhe konsiderohen të aftë për të dhënë mësim, gjysma tjetër e mësuesve nuk konsiderohen të aftë për të dhënë mësim. Duhet investuar te dija e mësuesve”,-tha Altin Hazizaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026