Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave drejt ‘shkrirjes’
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pritet të shkrihet në muajt e ardhshëm. Përmes një projektligji që në 4 mars do të shkojë për miratim në Kuvend, Ministria e Brendshme ka propozuar zëvendësimin e kësaj strukture me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Kjo agjenci do të ketë thuajse të njëjtat kompetenca si SHÇBA vetëm se kreun e saj do e zgjedhë kryeministri me propozim të ministrit të brendshëm.
“Projektligji, pjesë e paketës së reformës për rritjen e parametrave të sigurisë, forcimin e luftës kundër krimit e korrupsionit. Rikonceptim të shërbimit, shtim kompetencash. Objektivat janë më ambicioze, ndaj u reflektua në këtë projekt-ligj të ri. Strukturat që mbikëqyrur agjencia, do të hetohen nga agjencia dhe të jepet vendim për ta nga vetë ata, sigurisht me të drejtë apelimi nga subjekti i ndëshkuar për shkeljen e konstatuar”, u shpreh Elena Pici.
Ndonëse në thelb dy strukturat janë të ngjashme, kreu i komisionit të ligjeve që sot e kaloi në parim projektligjin tha se duhet të shihet me kujdes, pasi në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë përplasje me ligjet e tjera.
“Merak e shqetësim është garantimi i subjekteve të ligjit, pasi me këtë projekt-ligj i jepet e drejta agjencisë që të ndërmarrë masa disiplinore ndaj subjektit të ligjit. Ky ligj duhet të shihet në harmoni me kodin e procedurës penale dhe disa ligje të sektorit të sigurisë. Kjo për të mos pasur përplasje apo konflikte ligjore mes ligjeve sektoriale”, u shpreh Ulsi Manja.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në objektivat e saj do të ketë parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.
Agjencia do të ketë rol në inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici për gradat e ulëta si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.
Risi do të jetë edhe përdorimi i testit të poligrafit e njohur si makina e të vërtetës që për herë të parë u aplikua në garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet