“Titans Fights” në Durrës, triumfon boksieri i skuadrës Teuta

13 Nëntor 2023 | 16:22

Edicioni i katërt i turneut të boksit “Titans Fights” dhuroi për orë të tëra emocione pa fund në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

I konceptuar si një spektakël, ndeshjet e boksit dhe kikboksit profesionist u ndërthurën me paradat e bukurosheve të “Miss Globe” dhe performancat artistike të këngëtarëve të njohur shqiptarë.

“Besoj se kemi bërë një punë shumë të fortë për dy muaj. Siç shihet sot është i gjithë pallati i sportit i tejmbushur. Ne kemi dy objektiva sot, mbushjen e pallatit pasi lekët e biletave do të shkojnë për bamirësi për Shtëpinë e Foshnjes dhe disa familje në nevojë dhe fitoren e djemve tanë në përballjet direkte,” – tha organizatori Enton Kikrri.

Që nga “Champions League” e shahut e deri te turneu ndërkombëtar i peshëngritjes, Durrësi këtë vit ka qenë kryeqendër e shumë eventeve sportive ndërkombëtare, prandaj së shpejti pritet të marrë një status të ri.

“Vitin tjetër do të kemi Vlorën si qyteti evropian i sportit, Shkodrën, por shumë shpejt do të kemi edhe Durrësin si qytetin mesdhetar të sportit,” – deklaroi presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.

Turneu tregoi se qyteti bregdetar ka një numër të konsiderueshëm boksierësh të rinj, që premtojnë shumë për të ardhmen e këtij sporti.

Në fund të tij, gjerdanin e turneut “Titans Fights 4” e rrëmbeu boksieri i Teutës, Ergys Toçi, që rezultoi fitimtar në kryendeshjen e mbrëmjes së të dielës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026