“Asnjë nuk dëmtohet në boks, paragjykohet nga filmat” – Flet trajneri Kikrri
Të dielën “luanët” do të ndeshen në Durrës, te Pallati i Sportit. Bëhet fjalë për boksierët e ekipit të Teutës të cilët do të jenë pjesë e një evenimenti me shumë emocione dhe adrenalinë.
Boksierët që do të ndeshen janë nga 10 vende të ndryshme dhe kjo nuk është hera e parë që ato mblidhen në Shqipëri për të garuar. Në aktivitet do të jenë titullarë të tillë si Ardit Murja, Graciano Shoshi, Ergys Toçi, Arbër Sulejmani, Mexhit Hyseni në kickboks, Leo Xhangoli dhe të tjerëve Luis Gjolena, Ardit Boriçi, Armen Sabliqi etj. Rivalë të tyre janë boksjerë nga Rumania, Amerika, Gjermania, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Franca, Argjentina, Italia, Greqia, Kosova.
Enton Kikrri, trajner i Teutës tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se boksi nuk është sport i rrezikshëm, por paragjykohet nga filmat.
“Fjala sport agresiv për boksin është paragjykim, pjesa e boksit si sport i dhunshëm vjen nga filmat hollivudianë, nuk është realisht kështu. Kur boksi bëhet me doreza të mëdha dhe kokore nuk ka asnjë lloj dëmtimi. Ne kemi 100 veta në palestër dhe askush nuk është dëmtuar”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:14 Krim brutal në Teksas, dy motrat vrasin një 32-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve
- 08:10 Starmer pret në Londër Rutte, në fokus Samiti i NATO-s në Ankara dhe çështja e Ukrainës
- 08:04 Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti dhe siguron një vend në 16 më të mirat
- 08:03 Trump: Negociatorët amerikanë po shkojnë në Katar për një takim të rëndësishëm lidhur me Iranin
- 07:59 Maroku eliminon Holandën me penallti dhe siguron kualifikimin
- 07:51 Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së