Përballja e shekullit në boks, Usyk do të ndeshet me Fury

30 Shtator 2023 | 16:59

Një përballje historike dhe padyshim më e madhja në historinë e boksit botëror do të zhvillohet në fund të vitit, mes Oleksandër Usyk dhe Tyson Fury. Dy kampionët e padiskutueshëm do të përballen me njëri-tjetrin në duelin e shekullit, ndërsa kanë arritur dakordësinë në orët e fundit. Mediat evropiane kanë pohuar se ngjarja në fjalë do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite, ndërsa pritet të nisë dhe shitja e biletave.

Fury i cili është kampion i ËBC, do të ndeshet me 36-vjeçarin ukrainas i cili mban titujt e WBA, WBO dhe IBF. Data e caktuar paraprakisht është 23 dhjetori, ndërsa pritet që të ndiqet nga një numër i madh shikuesish. Përpara kësaj përballje, fillimisht do të ndeshet me gjigantin e MMA Francis Ngannou më 28 tetor, në një sfidë jozyrtare, ku pritet të marrin pjesë emrat e njohur të showbizit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fury kërcënoi në distancë kundërshtarin e tij.

‘Unë bëj atë që them dhe atë që them e bëj. Kjo është epoka e Gipsy King. Ti nuk mund të vraposh më si lepur, Usyk. Do e mësosh. Faleminderit mbretërisë së Arabisë Saudite”. Britaniku është i pamposhtur në 34 ndeshje të luajtura, ndërsa në anën tjetër Oleksandër Usyk i ka fituar të 21 sfidat e zhvilluara si boksier profesionist.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026