Ermal Hasimja: Qesharake që Gjermania dhe Franca kanë hequr doganat, Shqipëria e Kosova jo

17 Shkurt 2021 | 15:29

Ndonëse që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovë, udhëheqësit e saj dhe të Shqipërisë flasin më shpesh për çështjen e bashkimit kombëtar, analisti Ermal Hasimja thotë se konkretisht nuk është bërë hap as për afrimin e dy vendeve që janë pjesë e një kombi.

Z. Hasimja ndërsa komentoi deklaratën e kreut të LVV, Albin Kurtit për Euronews, i cili tha se do të votonte pro në rast të mbajtjes së një referendumi të tillë, solli shembullin që kanë ndjekur Gjermania dhe Franca edhe pse janë vende që kanë luftuar me njëra-tjetrën gjatë historisë së tyre.

“Çështja nuk është tek bashkimi teknik, para se të bëhet me referendum ka diçka që varet nga z. Rama dhe z. Kurti në këtë moment, që është heqja e doganave. Është paradoksale që dy vende të një kombi të kenë kufi”, tha z. Hasimja duke shtuar se kufiri dhe dogana mund të hiqet edhe pa qenë juridikisht të bashkuar dhe se ky veprim do të ishte i dobishëm për ekonominë e dy vendeve.

“Shqipëria dhe Kosova do të zgjidhin shumë më tepër punë me njëra-tjetra kur produktet e dy vendeve të qarkullojnë lirisht. Është qesharake që vende si Franca dhe Gjermania që kanë luftuar gjithë historinë e tyre të mos kenë as kufi dhe as dogana dhe Shqipëria e Kosova dy pjesë të një kombi të kenë dogana dhe kufi, njëlloj sikur të ishin dy shtete të huaja në dy kontinente të ndryshme”, tha ai.

Sipas tij sjellja në veprime e politikanëve të dy vendeve tregon një realitet tjetër pavarësisht thirrjeve për hapej, afrim dhe bashkëpunim, pasi krejt e kundërta ka ndodhur, sidomos në aspektin ekonomik. Analisti Hasimja tha se heqjen e doganave e pengon vetëm interesi i administratave doganore në dy vendet respektive për të mbledhur të ardhura si dhe presioni i grupeve të interesit në Shqipëri dhe Kosovë që duan të pengojnë qarkullimin e lirshëm të produkteve në të dy anët e kombit shqiptar.

 

Lexoni gjithashtu:

Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews

Bashkimi kombëtar Shqipëri-Kosovë? Analisti Thaçi: Çfarë duhet të bëjë Albin Kurti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026