Agjencia e OKB-së: Një anëtar i stafit tonë është vrarë në Gazën veriore
Një agjenci e OKB-së thotë se një nga anëtarët e stafit të saj është vrarë, së bashku me familjen e tij, në Rripin e Gazës.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët në Palestinë (UNRWA) thotë se anëtari i stafit u vra në veri të Gazës.
Gjithashtu sipas mediave të huaja, nuk është bërë me dije se se kush është përgjegjës për vdekjen e tij.
Agjencia thotë se 102 punëtorë të UNRWA janë vrarë dhe të paktën 27 janë plagosur që nga fillimi i armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit.
“Ky është numri më i madh i punonjësve të ndihmës të Kombeve të Bashkuara të vrarë në një konflikt në historinë e Kombeve të Bashkuara”, thotë agjencia.
Kujtojmë se që prej 7 tetorit mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset