‘Kosovë-Serbi, marrëveshje me njohje reciproke’, Sekretari amerikan i Shtetit uron 13-vjetorin e Pavarësisë
Pas letrës së presidentit amerikan Joe Biden, në Prishtinë mbërrin një tjetër urim i rëndësishëm për ditën e pavarësisë së Kosovës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të begatë, më të qëndrueshme dhe të sigurt.
Blinken shkruan sa SHBA përgëzon Kosovën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, ndërsa duartroket edhe përpjekjet e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
“Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e përqendruar në njohjen reciproke, do të kërkojë nga të gjitha palët të demonstrojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis”, shprehet sekretari amerikan i Shtetit.
Ai i bëri këto komente në një letër dërguar autoriteteve të Kosovës, me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
“Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë lidhjet e forta midis njerëzve tanë dhe do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, shtoi ai.
Një ditë më herët, Kosovën e uroi edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Biden, mes tjerash, shprehu gatishmërinë për të punuar me Qeverinë e re të Kosovës në rrugën e integrimit evropian, duke theksuar sërish bisedimet me Serbinë në kushtet e njohjes reciproke.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin