Kosova 13 vjet shtet, Osmani thirrje rinisë: Mos braktisni atdheun
Thirrja drejtuar rinisë të mos braktisë atdheun, por të ndihmojë forcimin e vendit, ishte shtylla kryesore në fjalimin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Në ceremoninë qendrore në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.
“Liria dhe pavarësia e vendit nuk janë aktet e vetme të bërjes së shtetit. Para nesh kemi një rrugë të gjatë për ta përmirësuar pozitën ndërkombëtare të vendit tonë. Për ta rritur mirëqenien e vendit tonë, e për ta bërë Kosovën strehë të sigurt për secilin qytetar tonin”, tha znj. Osmani.
Në këtë 13 vjetor të shtetësisë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, deklaroi se shqiptarët e Kosovës festojnë ëndrrën e realizuar për liri.
“Sot në përvjetorin e 13-të të shtetësisë së Kosovës, festojmë ëndrrën e realizuar të heronjve që shprehet si një gërshetim i vlerave për shërbimin për dashurinë për atdheun. Për t’iu dhënë mundësinë këtyre djemve e vajzave, për t’u rreshtuar me krenari në radhët e ushtrisë që forcon themelet e shtetit tonë”, tha Hoti.
Fjalimit të tij, i parapriu vendosja e kurorave me lule mbi varrin e ish Presidentit Ibrahim, si dhe në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Andaj vendosëm lule të freskëta dhe bëmë homazhe tek varri i Presidentit të parë të Republikës së parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova i cili njëkohësisht ishte edhe Presidenti i parë në Kosovën e çliruar”, tha Kurti.
Me aktivitete më të zbehta sesa përgjatë viteve të kaluara, për shkak të pandemisë, 13 vjetori i pavarësisë u shënua edhe në qytetet e tjera të vendit.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës