Përgatitja për tërmetet, sizmologu Shyqyri Aliaj: Duhen ndryshuar eurokodet për ndërtimet e reja
Shyqyri Aliaj, kreu i njësisë së kërkim-studimit për gjeofizikën dhe sizmologjinë theksoi nevojën që ndryshe nga ç’është bërë deri më tani pas shkrirjes së Institutit të Sizmologjisë, institucionet që merren me studimet lidhur me sizmologjinë të mos jenë nën varësinë e universiteteve, por të funksionojnë brenda Akademisë së Shkencave.
“Nga një institut me 40 veta, me 4 departamente të kërkimit shkencor, u katandis vetëm me një departament me 8 -10 veta që merren vetëm me monitorimin e tërmeteve. Ai mund të quhet një observator dhe u shkri me plot fjalë aktiviteti i institutit tonë. Dhe duke qenë që arriti në një gjendje të tillë, d.m.th shkenca në këto fusha është një detyrë imediate që këto institucione nuk mund të funksionojnë brenda universitetit. Duhet që shkojnë një pjesë në gjirin e Akademisë, një pjesë në institucione të tjera që ka shteti, siç është drejtoria e përgjithshme e shërbimit gjeologjik”, – tha z Aliaj.
Ish-kryesizmologu theksoi faktin se vendosja e standardeve në përputhje me eurokodet për ndërtesat e reja është një masë e domosdoshëm për t’u marrë në kuadër të masave ndaj tërmeteve.
“Eurokodi që të bëhet në kushtet tona janë tre komponentë; gjeologjia e sheshit të ndërtimi, mbi të vjen rreziku sizmik në sheshin e ndërtimin, këto standarde duhen vënë edhe për Shqipërinë. Eurokodi ka disa klasa, çdo vend fut kushtet e veta. Dhe kjo duhet marrë parasysh për ndërtimet e reja”, – tha ai.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta