1 vit nga Konferenca e Donatorëve, BE dhe UNDP po rindërtojnë 58 shkolla e kopshte në 11 bashki
Të rindërtojmë më mirë dhe të ndërtojmë bashkë, këto janë dy parimet që po ndiqen në procesin e ringritjes së godinave arsimore në zonat që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në zonat e Durrësit dhe Krujës. Në kuadër të transparencës dhe mbikëqyrjes, zyrtarë të UNDP dhe nga delegacioni i BE ishin në Krujë, Kurbin dhe Durrës për të parë ecurinë e punimeve në ndërtimet që financohen me fondet e BE.
Një rëndësi shumë e madhe i është kushtuar fortësisë që këto objekte të reja duhet të kenë, duke u përshtatur me standardet e Unionit Europian.
“Objektet tona duhet të jenë më të mira sesa ishin. Objekti ekzistues që ishte, ishte një garnizon ushtarak në kushte shumë të këqija për fëmijët, Objekti i ri nga ana sizmike do të jetë më i sigurt”, tha inxhineri Sokol Muçogllava.
Këto objekte të reja janë sinjale shpresë për fëmijët dhe banorët e këtij komuniteti.
Për Andrea Vera Marcon, shef sektori në Delegacionin e Bashkimit Europian në projektet që po implementohen element i rëndësishëm është mënyra se si verifikohet investimi në territor.
“Programi është i monitoruar në 4 mënyra. Fillimisht UNDP, si implementuese e projektit ka vetë mënyrat e saj të monitorimit. Së dyti BE monitoron implementimin e programit, duke vizituar vendet ku po ndërtohet. Së treti BE monitoron përmes audituesve të jashtëm, të cilët vijnë dhe shikojnë aspekte të zhvillimit të projekteve. Një mënyrë tjetër shumë e rëndësishme është edhe përmes portalit të transparancës, në të cilin të gjithë mund të futen dhe të verifikojnë ecurinë e projekteve”, tha Andrea Vera Marcon.
Ndërsa përfaqësuesi i UNDP thekson se standardi i ri me të cilin këto kopshte dhe shkolla po ndërtohen nga fondet e BE shërbejnë edhe si modele për mënyrën se si duhet të jenë për shkollat në Shqipëri.
“Të rindërtojmë më mirë është një moto që na shtyn neve t’i ringremë këto shkolla më të mira se sa ishin më parë. Ka të bëjë me ndërtimin e shkollave me standardet e duhura sipas eurokodeve për mbrojtjen sizmike. Ka të bëjë edhe më facilitete si interneti, ashensorët për personat me aftësi të kufizuara, laboratorë dhe shumë aspekte të tjera”, u shpreh Nuno Queiros, zëvendës përfaqësues i përhershëm i PNUD.
“BE për shkollat’ është një program i cili financohet nga Bashkimi Europian për të ndihmuar procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Falë këtij projekti do ndërtohen dhe rikonstruktohen 58 objekte arsimore në 11 bashki.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës