Dëshmia e gazetarit për “21 Janarin”: Njoh personin që ishte piketuar të vritej!

14 Nëntor 2023 | 19:14

Gjykata e Strasburgut ka dhënë verdiktin e saj për vdekjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve që mbetën të vrarë në 21 janar të vitit 2011, përpara Kryeministrisë.

Sipas vendimit të Gjykatës, në këtë çështje ka dy shkelje, të cilat janë vrasja dhe mos-zbardhja e ngjarjes.

Gazetari Fatos Mahmutaj, njëkohësisht dëshmitar i ngjarjes së 21 janarit tha në një intervistë për Euronews Albania se ka me dhjetëra prova që dëshmojnë se 21 janari ishte krim shtetëror ku ishin përfshirë të gjitha institucionet që nga garda deri tek prokuroria e gjykata.

“Një nga personat, nuk dua t’ia them emrin, është paraqitur në SPAK për t’i marrë dëshminë dhe i kanë thënë që do ja marrin në një moment të mëvonshëm. Është piketuar për ta vrarë dhe për t’ia ngecur Edi Ramës. Nuk ishte protestues, ishte diçka krejt tjetër. Në atë protestë fatkeqe unë nuk isha as me protestuesit as me policinë, isha duke bërë punën time, edhe ai tjetri nuk ishte gazetar, por një person goxha i njohur që punonte aty afër. Berisha e kishte larguar nga vetja dhe tentoi ta vriste, por jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër kështu që dështoi vrasja e tij”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026