Vendimi i Strasburgut për “21 janarin”, gazetari nga Brukseli zbardh detajet

14 Nëntor 2023 | 18:56

Gjykata e Strasburgut ka dhënë verdiktin e saj për vdekjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve që mbetën të vrarë në 21 janar të vitit 2011, përpara Kryeministrisë.

Sipas vendimit të Gjykatës, në këtë çështje ka dy shkelje, të cilat janë vrasja dhe mos-zbardhja e ngjarjes.

Gazetari Fatos Mahmutaj, njëkohësisht dëshmitar i ngjarjes së 21 janarit, tha në një intervistë për Euronews Albania se në bulevard dhe para Kryeministrisë ditën e demonstratës ka pasur shumë prova që janë hequr nga Prokuroria e Tiranës për të lehtësuar të pandehurit.

Sipas tij, vendimi i sotëm i Gjykatës së Strasburgut është një arsye e mjaftueshme për të arrestuar Sali Berishën si përgjegjës për  vrasjen e 4 personave.

“Aty ka pasur lumë me gëzhoja për ekspertiza, me predha, në vendin ku jam plagosur unë, në trungun e pemës edhe sot janë gjurmët e 20-30 plumbave, asnjë nuk është ekspertuar. Unë kam qenë dëshmitar në datë 22 kam qenë vetë dëshmitar, garda nuk lejonte grupin e ekspertimit të afrohej. Prokuroria e Tiranës me dashje ose pa dashje ka hequr shumë prova që u bën për të lehtësuar të pandehurit, ato janë prova edhe sipas legjislacionit shqiptar edhe sipas moralit shqiptar. Strasburgu, kulmi i drejtësisë e tha, çfarë duhet më tepër për të arrestuar Sali  Berisha?” tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026