Takimi mes Biden dhe presidentit kinez, protesta pro-palestineze në San Francisko
Mbrëmjen e së martës në rrugët e San Franciskos janë mbajtur protesta në mbështetje të Palestinës.
Sipas mediave të huaja, demonstruesit valëvitën flamuj palestinezë dhe mbanin pankarta me slogane si “fund rrethimit të Gazës”.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ndodhet në qytetin e Bregut Perëndimor ku do të takohet me presidentin e Kinës Xi Jinping, përpara forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Dyshja do të takohen për herë të parë në një vit, pak jashtë qytetit përpara samitit.

Protestat pro-palestineze vijnë pas intensifikimit të sulmeve izraelite në Gaza, pas 7 tetorit, ditë kur Hamasi goditi Izraelin me raketa, ku mbetën të vdekur rreth 1400 persona.
Kujtojmë se që prej nisjes së konfliktit në Gaza, sipas burimeve të Hamasit, më shumë se 11 mijë palestinezë kanë humbur jetën si rezultat i luftimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta