Vodhën “BMW” në Angli dhe e shitën në Shqipëri, një i arrestuar dhe dy në kërkim

15 Nëntor 2023 | 13:19

Një 36-vjeçar është arrestuar në Policia pasi dyshohet se kishte blerë një automjet të vjedhur në Angli, tip “BMW” kundrejt shumës 9 mijë euro, me qëllim për ta shitur për pjesë këmbimi.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se gjithashtu u shpallën në kërkim dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet t’ia kenë shitur automjetin 36-vjeçarit.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Servisi”.

Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar që bleu një automjet të trafikuar në Shqipëri, me qëllim për ta shitur për pjesë këmbimi.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve që i shitën 36-vjeçarit, kundrejt shumës 9000 euro, automjetin tip “BMW”, i cili dyshohet se është vjedhur në Britaninë e Madhe.

Sekuestrohet automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për disa shtetas që trafikonin në vendin tonë, automjete të vjedhura, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Servisi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpallën në kërkim shtetasit T. L., 39 vjeç, banues në Kuçovë, dhe C. F., 41 vjeç, banues në Rumani.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy shtetasit e shpallur në kërkim kanë trafikuar në Shqipëri një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Britaninë e Madhe. Automjetin e ka blerë 9000 euro, shtetasi F. M., me qëllim për ta shitur për pjesë këmbimi.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një 39-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në aksin Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete,...
17:45 | 19/07/2026

Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
15:21 | 19/07/2026

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026