“Nuk punoj pa kryer…”- Orgji, festa dhe xhakuzi, skandal seksual në burgun belg

15 Nëntor 2023 | 13:41

Një skandal seksual është zbuluar në burgun Lantin, burgu më i madh në Belgjikë.

Sipas mediave të huaja, lajmi ka bërë bujë në mediat në Belgjikë dhe po shkakton reagime të shumta.

Raportohet se në skandal janë përfshirë zyrtarë të burgut, burra dhe gra që kanë marrë pjesë në mbledhjet e grupeve brenda dhe jashtë burgut. Po ashtu, faqja sudinfo bën të ditur se në mesin e emrave të lidhur me rastin është edhe ai i një këshilltari komunal 30-vjeçar.

Veçanërisht flitet për gjithsej dhjetë punonjës, mes të cilëve tre gra, të cilat kur organizonin takime jashtë burgut, zgjodhën shtëpinë e njërit prej pjesëmarrësve, me arsyetimin se kishte një xhakuzi të madh.

Individi, i njohur vetëm me shkronjën fillestare ‘P’, organizoi festa seksi në shtëpinë e tij, ku të ftuarit zgjidhnin rastësisht byzylykë me ngjyra për të përcaktuar se kush do të bënte seks me kë.

‘P’, sipas Brussels Times, kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe me një të burgosur të burgut, një akt që ishte vënë re dhe për të cilin ai ishte përjashtuar.

Oficerët e përfshirë duket se nuk kanë mundur të mbajnë oreksin as gjatë orarit të punës. Sipas një raporti të Sudinfo, një zyrtar i rangut të lartë i jepte hua zyrën e tij një gruaje të cilësuar si “P” në mënyrë që ajo të mund të bënte seks me njerëz të tjerë.

“Nga ora 06:00 ajo e bëri të qartë se nëse nuk do të bënte seks, nuk do të ishte në gjendje të punonte”, tha një burim për mediat lokale.

Madje personi në fjalë ka raportuar se punësimi i ‘S’ kishte bërë bujë në mesin e stafit, pasi gruaja kishte një vëlla i cili ishte i burgosur në të njëjtin burg.

“Ka pasur shumë diskutime sepse nuk e kuptuam se si mund të ishte punësuar në Lantin, pasi vëllai i saj vuante dënimin në atë burg për vrasjen e një homoseksuali”, thotë burimi. “Rekrutimi i saj ra si rrufe. Ajo u kthye nga ;vizitore e burgosur’ në një punonjëse burgu brenda natës”.

Ndërkohë raportohet se hetimet lidhur me këtë rast janë në vijim e sipër, për të bërë të mundur zbarjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026