“Denonco, mos hesht! Protestë nga shoqëria civile për vajzën e përdhunuar në Vlorë
Në Vlorë, ditën e sotme është mbajtur një protestë nga shoqëria civile, aktivistë dhe qytetarë për të kërkuar drejtësi për vajzën e përdhunuar ditë më parë.
Përpara Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në mesazhet e tyre, gra dhe vajza kanë theksuar rëndësinë e procesit të ndëshkimit të faktorëve dhe mbrojtjes së viktimës.
“Ndonëse një protestë jo me përmasa të mëdha, ata që morën pjesë bënë thirrje për këdo që ka kaluar një situatë të tillë të ngrejë zërin, të kërkojë drejtësi”, tha Brikena Puka, drejtuese e qendrës psiko – sociale “Vatra”.
Protestuesit kërkuan marrjen në mbrojtje të vajzës 26-vjeçare.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave sot konsiderohet si një pandemi e heshtur në tërë botën. Unë do t’i drejtohesha si nënë, si motër të gjitha nënave që të edukojnë djemtë, sepse dhuna sjell vetëm padrejtësi dhe Vlora nuk është e tillë, Shqipëria nuk është e tillë. Ne gratë vlejmë”, tha një nga protestues.
Në protestë morën pjesë edhe prindër të cilët të shqetësuar, bënin thirrje për edukimin e brezave.
“Unë sot këtu jam si djalë, si burrë, si baba, unë jam babai i një vajze. Unë besoj fort se ne si shoqëri kemi mundësi për të edukuar fëmijët tanë, kemi mundësi për të jetuar në vendin tonë në mënyrë të denjë në mënyrë të paqtë”, u shpreh një protestues.
Më herët, në këshillin bashkiak të Vlorës është kërkuar nënshkrimi i një rezolute kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Protesta gjithashtu synon të zgjojë aktivizmin qytetar. Gjuha diskriminuese, paragjykimet dhe riktivimizimi i viktimave të dhunës seksuale duhet të marrë fund.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim