Lufta në Gaza, Katari me propozim konkret për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

15 Nëntor 2023 | 14:55

Katari këmbëngul në arritjen e një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit, e cila do të bënte të mundur një armëpushim treditor dhe lirimin e 50 pengjeve.

Sipas mediave të huaja, të cilat cituan një zyrtar të informuar mbi negociatat, ndërmjetësuesit e Katarit kanë përgatitur “kornizën” për një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.

Kushtet e tjera në marrëveshjen e propozuar, sipas zyrtarit, përfshijnë:

Lirimi i disa grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite

Një rritje në sasinë e ndihmave humanitare të lejuara në Gaza

Hamasi dorëzon një listë të plotë të pengjeve civilë të mbetur të gjallë, të mbajtur në Gaza

Nëse bihet dakord nga të dyja palët, kjo marrëveshje do të shënonte numrin më të madh të pengjeve të liruara nga Hamasi që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor.

Më shumë se 200 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen nga grupi militant i Hamasit në Gaza.

Sipas zyrtarit, Hamasi ka rënë dakord me konturet e përgjithshme të marrëveshjes, por Izraeli nuk është ende duke negociuar detajet.

Fakti që bisedimet janë fokusuar tani në lirimin e 50 pengjeve në këmbim të një armëpushimi tre-ditor dhe Hamasi ka rënë dakord për skicën nuk ishte raportuar më parë.

Shteti i pasur i Gjirit të Katarit ka një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me Hamasin dhe Izraelin dhe më parë ka ndihmuar në ndërmjetësimin e armëpushimeve mes të dyve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026