Deklarata e Kurtit për bashkim kombëtar, Spiropali: Të bashkëpunojnë si dy shtete që kanë një qëllim të përbashkët

18 Shkurt 2021 | 11:25

“Shqipëria dhe Kosova duhet të përafrohen në të gjithë nivelet dhe duhet të bashkëpunojnë si dy shtete që kanë një qëllim të përbashkët”. Kështu e komentoi në Euronews Albania, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaratën e Albin Kurtit se nëse do të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro.

Ministrja u shpreh se kjo është një çështje që kërkon bisedime dhe mirëkuptim nga të dyja palët. 

 “Ka qenë një linjë e pandryshuar e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është një çështje, e cila do shumë bisedime, e cila do mirëkuptim nga të dyja palët, ne e kemi shpresuar dëshirën për mirëkuptim dhe bisedime dhe afrim sa më të madh jo vetëm të legjislacioneve, por edhe të memorandumeve të bashkëpunimit”, u shpreh ministrja.

Sa i përket bashkëpunimit me qeverinë e re të Albin Kurtit në Kosovë, ministrja u shpreh se nga qeveria shqiptare do të ketë gjithmonë gatishmëri dhe vullnet për të folur si shqiptari me shqiptarin.

“Kjo është e sigurt dhe shpresoj që të kemi të njëjtën dashamirësi sepse interesat tona kombëtare të dy vendeve shkojnë përtej interesave elektorale të momentit. Secili në qeverinë e tij mund të bëjë shumë për këtë përafrim duke lënë cic micet e vogla”, tha ajo më tej.

Lexoni gjithashtu:

Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026