Basha takon kryeministrin kroat, ”Biseduam për procesin e integrimit, Kroacia në krah të Shqipërisë”
Lulzim Basha takoi në Zagreb kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç.
Gjatë takimit kryedemokrati i garantoi angazhimin europian të qeverisë së tij në rast se fiton zgjedhjet e 25 prillit.
Kryeministri Plenkoviç garantoi se Kroacia do jetë mbështetje e madhe në këtë proces.
[
cite_header=Për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa përshpejtimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë pas ngecjes në vendnumëro gjatë tetë viteve të këtij procesi. Për këtë arsye ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve.
cite_author=Lulzim Basha
cite_description=Kreu i Partisë Demokratike
]
Basha pohoi se mbështetja e një vendi anëtar në Bashkimin Europian, siç është Kroacia ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe ndihma e premtuar nga Plenkoviç do të jetë shumë e vyer.
Ndër të tjera temë e cila u diskutua mes Bashës dhe kryeministrit kroat ishte dhe turizmi, që siç ka parashtruar deri tani kreu i Partisë Demokratike do të jetë një pikë shumë e fortë ku do të bazohet e gjithë fushata e tij.
“Së fundmi, Kroacia ka një eksperiencë shumë të mirë edhe në fushën e turizmit, një prioritet i qeverisë time nesër, dhe për këtë ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht për të marrë modelet më të mira të zhvillimit që do të sjellin rritje ekonomike dhe punësim për qytetarët tanë,” – përfundoi Basha.
Lexoni gjithashtu:
Spiropali i përgjigjet Bylykbashit: Bashën nuk e bën dot fitues as Ilir Meta dhe as Zoti
Përballja 8 me 3 në Tiranë, Spiropali: Nuk është çështje numrash, por cilësie e drejtuesve
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush