”Çdo shqiptar me zemër do të ishte pro bashkimit kombëtar”, Pollo komenton deklaratën e Kurtit

18 Shkurt 2021 | 13:26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo u shpreh në Euronews Albania se deklaratën e Albin Kurtit për bashkimin kombëtar mund ta thotë çdo shqiptar.

“Çdo shqiptar me zemër fare mirë do ta thoshte këtë gjë. Albin Kurti çështjet e brendshme të reformave edhe masave të nevojshme i ka vënë në plan të parë. Ne i urojmë sukses”, u shpreh zoti Pollo.

Pyetjes se a ka një sinkronizim mes Albin Kurtit dhe Lulzim Bashës për ndryshime të kushtetutave, Pollo theksoi se pas 25 prillit do të ketë një bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe kulturor mes dy vendeve.

“Nuk besoj se duhet kërkuar kështu sinkronizimi, pas 25 prillit sinkronizimi do ketë të bëjë me bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor”, tha ai.

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama ai theksoi se e ka përdorur gjithmonë çështjen e bashkimit me Kosovën për të marrë koncesione jo parimore.

“Edi Rama ka përdorur çështjen e Kosovës, ka apostrofuar bashkimin jo për të kontribuar në afrimin, integrimin apo bashkimet e mundshme 8 vjet si kryeministër, por vetëm për kërcënuar bashkimin Europian për të marrë  koncesione jo parimore me rrugë jo parimore”. 

Lexoni gjithashtu:

Deklarata e Kurtit për bashkim kombëtar, Spiropali: Të bashkëpunojnë si dy shtete që kanë një qëllim të përbashkët

Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026