Ekstradimi i Behar Bajrit nga Franca, reagon ministri i Brendshëm Taulant Balla
Ministrit i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me ekstradimin nga Franca të të shumërkërkuarit nga drejtësia shqiptare, Behar Bajri.
Balla përgëzon Policinë e Shtetit dhe punën e kryer si dhe ekipet e Interpol që realizuan në kohë tepër të shpejtë ekstradimin. Balla nënvizon se rezultate të ngjashme pritet të vijojnë dhe për raste të tjera.
“Përgëzime Policisë së Shtetit, Policisë franceze dhe natyrisht INTERPOL për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shetasit B.B., i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia. Rezultate të tjera si ky do të vijojnë”, shkruan Balla në rrjete sociale.
Bajri u ndalua në Francë më 4 shtator, vend i cili pranoi ekstradimin e të shumëkërkuarit drejt Shqipërisë.
Ai akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje” në 3 episode, “Korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset