Ekstradohet në Shqipëri Behar Bajri, si u shty udhëtimi me 1 ditë për arsye sigurie
Ekstradohet në Shqipëri Behar Bajri. 43 vjeçari i kërkuar ndërkombtarisht nga SPAK për operacionin “Metamorfoza” duhet të sillej nga Franca në Shqipëri mbrëmjen e të mërkurës, por vetëm mengjësin e sotëm ai ka shkelur tokën shqiptare.
Shkak u bënë arsyet e sigurisë për të mos fluturuar me një avion komercial me pasagjerë civilë.
Ai u soll nga Parisi mëngjesin e kësaj të enjteje me fluturim me charter.
Bajri u ndalua në Francë më 4 shtator, vend i cili pranoi ekstradimin e të shumëkërkuarit drejt Shqipërisë.
Ai akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje” në 3 episode, “Korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri