Erdogan viziton Gjermaninë për herë të parë që prej 2020

17 Nëntor 2023 | 07:10

Ata kanë pikëpamje të kundërta për luftën e Izraelit me Hamasin dhe qëndrime kontradiktore ndaj Moskës, pas ndërhyrjes së saj në Ukrainë, por kur udhëheqësit e Gjermanisë dhe të Turqisë të takohen të premten në Berlin, ata do të kenë shtytje të forta ekonomike dhe elektorale për të biseduar.

Vizita e parë e Presidentit Tayyip Erdogan në Gjermani, që nga viti 2020, vjen në prag të zgjedhjeve lokale turke, ku partia e tij shpreson të fitojë bashkitë e Ankarasë dhe Stambollit.

Perspektiva e një qasje më të mirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe liberalizimi i vizave do të ishte një dhuratë e madhe për votuesit turq, të cilët po përballen me inflacionin e lartë dhe krizën e thellë ekonomike që ka kapluar Turqinë.

Zoti Erdogan gjithashtu do të ketë nevojë për bekimin e Kancelarit Olaf Scholz nëse dëshiron të blejë 40 avionë luftarakë të modelit “Eurofighter Typhoon” për të cilët njoftoi të enjten. Gjermania, nëpërmjet kompanisë Airbus, është një vend partnere në konsorciumin që i prodhon avionët.

​Për zotin Scholz, i cili kryeson një koalicion trepalësh, roli i Ankarasë në frenimin e migracionit në BE e bën atë një partner të domosdoshëm.

Në shenjë të rëndësisë së vizitës, Kancelari Scholz u përpoq të mos i përgjigjej drejtpërdrejt thirrjeve të ashpra të zotit Erdogan ndaj luftës së Izraelit kundër Hamasit, ku mijëra palestinezë kanë humbur jetën.

Militantët e Hamasit vranë mbi 1200 njerëz në sulmin e përgjakshëm të 7 tetorit ndaj Izraelit dhe morën mbi 240 pengje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026