Studime në Amerikë, i dërguari me punë i SHBA përuron qendrën EdUSA te Piramida

16 Nëntor 2023 | 19:32

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e përurimit të qendrës Education USA tek Piramida në Tiranë.

EdUSA është një rrjet prej 430 qendrash të tilla në të gjithë botën që këshillojnë nxënës të interesuar për të studiuar në SHBA, në 175 vende. Rrjeti promovon arsimin e lartë në SHBA duke ofruar informacion të saktë, të plotë dhe aktual mbi mundësitë për të studiuar atje.

Qendra është burimi zyrtar për arsimin e lartë në SHBA.

Qendra në Tiranë do të jetë hapur çdo ditë, 9 – 4 pasdite dhe ofron këshillime individuale si dhe kryen vizita në shkolla në të gjithë vendin për të ofruar informacione të hollësishme mbi studimet në SHBA, procedurat, kostot, etj.

Shërbime të tilla janë falas për cilindo të interesuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026